Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Në PD, një situatë shumë më e mirë se ajo e para një viti

Vokshi: Në PD, një situatë shumë më e mirë se ajo

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka folur për situatën aktuale në këtë forcë politike.

E ftuar në studion e “Milori Live” në Klan News, Vokshi e cilësoi gjendjen në PD më të mirë se ajo e një viti më parë dhe një forcë opozitare më e hapur.

“Në PD mund të them që është një situatë shumë më e mirë se ajo e para një viti, që me Rithemelimin. 2022 ka qenë një vit me sfida por demokratët ja kanë dalë të mbrojnë ekzistencën e partisë. Kemi kaluar në një proces riorganizimi total, duke nisur nga seksionet, grup seksionet, degët, në çdo nivel kemi përdorur parimin 1 anëtar, 1 votë.

U rikthye ajo që u premtua gjatë foltoreve të Berishës, vota. Edhe pse kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike në degë mund të propozoheshin dhe nga Kryesia ne nuk e kemi ushtruar asnjëherë këtë të drejtë por ja kemi lënë bazës të propozonte dhe të zgjidhte.

Kemi kaluar disa procese zgjedhore, përveç referendumit të datës 18 Dhjetor, kemi kaluar zgjedhjen për kryetar të PD-së dhe Primaret. Në të gjitha zgjedhjet kanë marrë pjesë 45 mijë, në zgjedhjet e fundit kanë marrë pjesë 55 mijë, por duke llogaritur dhe bashkitë ku nuk u bënë zgjedhjet le të themi 60 mijë, anëtarë dhe simpatizantë.

PD është me e bashkuar se ajo e para një viti kur nisi lëvizja dhe sigurisht më e hapur, 27 drejtues të departamenteve, do përfundojmë dhe zgjedhjen e kryetarëve për departamentet e fundit, ekspertë, profesionistë të fushës, vijnë më të përgatitur se kurrë”, tha Vokshi.

 

 

 

Të fundit