Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Vokshi në SHBA, takim me dy kongresmenë amerikanë: Diskutuam për situatën parazgjedhore në Shqipëri
Deputetja demokrate Albana Vokshi ndodhet në SHBA ku ka zhvilluar një takim pune me kongresmenët Pete Sessions dhe Keith Self.
Në një postim në Facebook, Vokshi ka ndarë disa foto me kongresmenët, teksa zbardh edhe diskutimet me ta dhe kolegët e saj.
Vokshi shkruan se bashkë me kongresmenët diskutuan mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri, korrupsionin dhe krimin e organizuar, si edhe situatën në rajon, kryesisht sulmet në veri të Kosovës.
POSTIMI:
Washington DC USA:
Dita e parë filloi me një mëngjes pune në Capitol Hill me Kongresmenin Pete Sessions dhe Kongresmenin Keith Self.
Së bashku me kolegun Fatmir Mediu, z. Zotaj dhe z. Muzhaqi diskutuam për situatën parazgjedhore në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përdorimit nga qeveria për qëllime të pushtetit.
U diskutua për situatën në rajon, sulmin terrorist të ditëve të fundit në Veriun e Kosovls me qëllim destabilitetin për interesa të Sërbisë dhe aletaëve të saj si dhe nevojën për një bashkëpunim politik dhe ushtarak të vëndeve të NATOs në ballkan në partneritet me SHBA, duke përfshirë dhe Kosovën për të frenuar qëllimet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës.
Në aktivitetin në Florida International Unicersity (FIU), organizuar nga FIU dhe Fondacioni Suedez Jarl Hjalmarson, pata rastin të takoja Yulia Navalnaya, tashmë simbol i rezistencës dhe vendosmërisë për të vazhduar veprimtarinë e bashkeshortit të saj Alexei Navalny.