Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi në Uashington: Gjendja e demokracisë në Shqipëri është alarmante, kërkojmë mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Vokshi në Uashington: Gjendja e demokracisë në Shqipëri

Deputetja dhe presidentja e Forumit të Gruas të Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur shqetësime serioze për gjendjen e demokracisë në Shqipëri gjatë fjalës së saj në takimin e Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) në Uashington.

Vokshi theksoi se zgjedhjet e ndershme dhe të lira nuk janë organizuar në Shqipëri që nga viti 2013, kur Edi Rama mori pushtetin. Ajo përmendi një raport të fundit të Zërit të Amerikës, ku thuhet se 1 në 4 votues kanë ndryshuar votën nën presionin e administratës publike të keqpërdorur nga mazhoranca socialiste.

Në fjalën e saj, Vokshi deklaroi:
Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar ku të drejtat kushtetuese dhe ligjore shkelen. Kryeministri ka kapur të gjitha pushtetet, ndërsa korrupsioni dhe krimi i organizuar janë të shfrenuara.”

Ajo gjithashtu kritikoi reformën në drejtësi, duke e cilësuar atë si një instrument të mazhorancës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Vokshi theksoi se në Shqipëri ka të burgosur politikë dhe paralajmëroi se përndjekjet mund të shtohen me afrimin e zgjedhjeve.

Duke folur për lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, Vokshi prezantoi një hartë të bandave kriminale shqiptare, të cilat, sipas saj, ndihmojnë mazhorancën në zgjedhje dhe janë bërë rrezik për Evropën dhe Amerikën Latine.

Ajo kërkoi mbështetje ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke sugjeruar modelin maqedonas të një qeverie kujdestare si zgjidhje për garantimin e një procesi të drejtë dhe të besueshëm.

“Është koha që populli shqiptar të vendosë me votën e tij se kush do ta qeverisë. Demokracia dhe liria janë të drejtë universale që duhen mbrojtur,” përfundoi Vokshi.

Të fundit