Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi nga Bukureshti: Rama kontrollon çdo pushtet, Shqipëria si Rusia e Bjellorusia

Vokshi nga Bukureshti: Rama kontrollon çdo pushtet, Shqipëria si

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në takimet që ka zhvilluar në Kongresin e PPE-së që u mbajt në Bukuresht, tha se në Shqipëri, shteti ligjor nuk funksionon, shteti i së drejtës nuk respektohet, të drejtat themelore shkelen, media nuk është e lirë, korrupsioni është i përhapur dhe ndarja e pushteteve nuk ekziston.

Vokshi ka ndarë me bashkëbiseduesit shqetësimin që Shqipëria nuk është demokraci, siç por tentohet të shitet, por një autokraci, ku një person, Edi Rama ka grumbulluar të gjitha pushtetet në një dorë e po i keqpërdor për interesa personale duke tentuar edhe shkatërrimin e opozitës dhe eleminimin e kundërshtarëve politikë.

Në këtë kuadër, Vokshi ka vënë theksin në faktin se lideri i opozitës Sali Berisha është në arrest shtëpiak, pa akuzë, e rreshton Shqipërinë me Rusinë, Bjellorusine.

Në vijim ajo u shpreh se Parlamenti prej 6 muajsh nuk funksionon normalisht e opozitës i mohohen të drejtat dhe instrumentet e kontrollit mbi ekzekutivin.

“Të gjitha këto, minojnë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha deputetja demokrate.

Në vijim ajo shprehet se ka kërkuar mbështetjen për ndërgjegjësim dhe vëmendje më të madhe ndaj Shqipërisë, që të mos rrëshqasë në diktaturë por të vijojë në rrugën e integrimit në BE.

Të fundit