Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi nga Kuvendi: Administrata është kthyer në sistem patronazhimi

Vokshi nga Kuvendi: Administrata është kthyer në sistem

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka kërkuar në Kuvend që t’iu jepet më shumë kohë për diskutime në seancën plenare.

Vokshi tha se me një minutë kohë që iu vendoset në dispozicion nuk dihet se kush të flasë më parë duke e cilësuar kohën qesharake.

Vokshi deklaroi se sot administrata është kthyer në makthin e qytetarëve në një sistem patronazhimi.

“Po i bëni raportet sa për të kaluar radhën. 150 minuta ka vendosur Konferenca e Kryetarëve për deputetët, për të diskutuar për një çështje që është me rëndësi. Unë dua që të flas për administratën publike, por ju ma hiqni këtë të drejtë. Ju jepni nga 1 minutë, dhe ne nuk dimë se kush të flasë më parë. Kjo është qesharake. Ju lini vetëm një raport dhe secili të ketë kohë që të flasë. Më shumë flitet për replikë dhe procedurë, se sa për administratën publike. Sot kjo është kthyer në makthin e qytetarëve. Ky është sistem patronazhimi. A i duhen këto share spitaleve të Shqipërisë që i bëjnë fjalimeve të ministres”, tha Vokshi.

Të fundit