Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi paralajmëron Ramën: Je i detyruar të paraqitesh në Komisionin Hetimor për skandalin ‘McGonigal’

Vokshi paralajmëron Ramën: Je i detyruar të paraqitesh në

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk mund t’i shmanget Komisionit Hetimor që do të ngrihet për çështjen ‘McGonigal’.

Nga foltorja e Kuvendit, Vokshi tha se Rama është i detyruar të paraqitet pasi është mekanizëm I parashikuar në Kushtetutë, dhe Rregulloren e Kuvendit.

Vokshi: Sot e pash shumë të shqetësuar znj. Zv.kryeministre të acaruar, paska humbur qetësinë, dicka që nuk e di a është Frojdjane apo jo (sic do ta quajë ajo), e mundon. Dua t’i them të qetësohet sepse e ka rrugën shumë të gjatë përpara me skandalin Rama-gate. Edi Rama nuk shpëton dot, ai do të detyrohet që të paraqitet në Komisionin Hetimor që do të ngrihet, sepse është mekanizëm I parashikuar në Kushtetutë, dhe Rregulloren e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese është shprehur, ndaj edhe provat që kërkoni, fotot, videot do të dorëzohen në Komisionin Hetimor. Ju siguroj zj. Zv.Kryeministre ky Komision do të bëjëtransparencë dhe do të kërkojë edhe llogaridhënie.
Po mundoheni të ndikoni drejtësinë në të gjitha format e mënyrat. Ka vite që loboni tek ish drejtuesit më të lartë të FBI për ta shkatërruar, shbërë e për ta mbajtur peng opozitën.
Ashtu sikurse tani po mundoheni me Kokonën e njerëz të tjerë tëurdhëruar nga Rama, të kontrolloni edhe vendimet e gjykatave për opozitën.

Të fundit