Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Parlamenti sot u kthye si burg i sigurisë së lartë, nxjerrja e armës ishte veprim i rëndë

Vokshi: Parlamenti sot u kthye si burg i sigurisë së lartë,

Deputetja e PD, Albana Vokshi në deklaratën e saj për 'SYRI TV' është shprehur se sot parlamenti ishte në ditën më të zezë të tij pasi vetëm 24 orë pas çeljeve të negociatave rrethohet me hekura si burg i sigurisë së lartë.

Vokshi ka theksuar se deputete u dhunuan nga garda në mënyrë të paligjshme dhe sot ka ndodhur një rast tepër i rëndë ku ndaj deputetit Luan Baçit është tentuar shantazhi me drejtimin e armës.

"Sot u tejkaluan parashikimet dhe limetet dhe është e paprecedentë që një institucion siç është parlamenti të rrethohet me hekura si një burg i sigurisë së lartë.

Kjo ishte pamja që kishte sot parlamenti një ditë as hapjes së negociatave. Parametri është i popullit dhe fjalës së lirë. Qëllimi i tyre ishte pengimi i deputetëve të opozitës për të qenë pjesë e seancës parlamentare.

Te skaneri kemi pasur dhjetra gardistë që nuk na kanë lejuar të futeshim në parlament, jemi dhunuar nga punonjësit e gardës që të mos lejonin deputetët e opozitës të mos futeshin në seancë. Në cilin vend të botës garda vë dorën dhe pengon një deputete të ushtroi profesionin e saj.

Ajo që ka ndodhur jashtë sallës së kuvendit ishte më e rënda dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që një polic i forcave speciale të vërë dorën në armë për të ja drejtuar deputetëve. A ka më shumë se ky veprim."

Të fundit