Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Patronazhisti, rilindja e më së keqes që mendonim se u zhduk me komunizmin. Si vepronte

Vokshi: Patronazhisti, rilindja e më së keqes që mendonim se u

Deputetja e zgjedhur më 25 Prill, Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së është ndalur tek çështja e patronazhistëve, duke e cilësuar si rilindjen e më së keqes që ne mendonim se u zhduk me komunizmin.

Vokshi tha se AKSHI ka përpunuar të dhënat e të gjithë votuesve në të gjithë Shqipërinë duke ja vënë në disposición shtabeve elektorale të PS. Sipas deputetes demokrate në to gjeje çdo gjë, çdo info, për çdo votues, çdo familje: që nga nr i kartës së identitetit, nr banesës, vendi i punës, NIPT, paga, targat e makinave, gjobat e tyre, analizat e check up, mjekun e familjes, shkollën e fëmijëve, mësuesin kujdëstar, ndihmën ekonomike, etj.

Duke treguar skemën si vepron, Vokshi tha se patronazhisti ka për detyrë të spiunojë përgjithësisht nga 10 deri në 100 votues dhe shpërblehet për spiunimin me një vend pune, me promovim, me tendera, me para, etj.

“Një ndër instrumentet më absurde, më të paskrurpujt që përdori ky pushtet ishin patronazhistët. Në shkelje flagrante të ligjit për mbrojtjen dhe përdorimin e të dhënave personale, në cënim të rëndë të të drejtës kushtetuese për privaci, modeli më i përçudnuar i individit të gjunjëzuar dhe të keqpërdorur nga qeveria Rama, u bë simboli më tipik i shkeljes së lirisë dhe drejtësisë së zgjedhjeve. Mediat kanë zbuluar të dhënat e vetëm 910 mijë votuesve në Tiranë, por ju siguroj që AKSHI ka përpunuar të dhënat e të gjithë votuesve në të gjithë Shqipërinë duke ja vënë në disposición shtabeve elektorale të PS. Si shumëkujt, edhe mua më ranë në dorë disa prej këtyre të dhënave për degët që unë drejtoja. Në to gjeje cdo gjë, cdo info, për cdo votues, cdo familje: që nga nr i kartës së identitetit, nr banesës, vendi i punës, NIPT, paga, targat e makinave, gjobat e tyre, analizat e check up, mjekun e familjes, shkollën e fëmijëve, mësuesin kujdëstar, ndihmën ekonomike praktikisht cdo gjë. Kanë hyrë kështu në cdo shtëpi, në cdo familje.

Patronazhisti është femër, mashkull, i shkolluar, ose i pashkollaur, është i çdo moshe. Është një si gjithë të tjerët. Por ai ka një dalim: ai merr përsipër të spiunojë përgjithësisht nga 10 deri në 100 votues. Të spiunuarit prej tij mund të jenë familjarë të tij, mund të jenë shokë apo miq, mund të jenë fqinj, mund të jenë kolegë në punë.

Patronazhisti flet me ta siç flitet me një shok, me një fqinj, me një koleg apo me një të afërm. Prandaj ti je i siqnertë me të, ai të pyet me dhemshuri dhe ti i përgjigjesh me sinqeritet për hallet, problemet, shqetësimet, mungesat…
Patronazhisti fikson në kujtesë, përpiqet të kuptojë marrëdhëniet e tua, punën, hallet, mendimet politike që të spiunojë tek Partia. Patronazhisti shpërblehet për spiunimin me një vend pune, me promovim, me tendera, me para… e në të njëjtën kohë, ajo apo ai që spiunohet mund të ketë pasoja”, deklaroi Vokshi ndër të tjera.

Të fundit