Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Plarent Ndreca po e përdor komisionin hetimor për hakmarrje personale, po intimidon KLSH-në

Vokshi: Plarent Ndreca po e përdor komisionin hetimor për hakmarrje

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat tha se gjetjet e KLSH-së për Check Up-in në shëndetësi, janë tronditëse.

Vokshi tha se deputeti dhe anëtari socialist i komisionit, Plarent Ndreca po përdor komisionin për hakmarrje personale, pasi KLSH e ka paditur më herët.

Sipas Vokshit, Ndreca ka kërcënuar audituesin edhe më 2015.

“Do bëjmë kallëzim penal ndaj atyre që pengojnë punën e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. Plarent Ndreca po shfrytëzon institucionin, për hakmarrje personale. Ndreca po hakmerret ndaj raporteve të KLSH, që janë bërë në kohën që Ndreca ka qenë Sekretar i Përgjithshëm. Ndreca po intimidon dhe kërcënon audituesit e KLSH-së. Gjetjet e KLSH për Chek Up kanë qenë tronditëse, pasi në 8 muaj është paguar Vil Manushi, pa bërë asgjë për teste dhe analiza të Chek Up. Ndreca bënte pyetje që nuk kishin lidhje me atë që flitej në Komision”, deklaroi Vokshi.

Të fundit