Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Po të ktheheshim pas, sërish mund të votonim për djegien e mandateve

Vokshi: Po të ktheheshim pas, sërish mund të votonim për

Deputetja e PD-së e zgjedhur më 25 Prill, Albana Vokshi, shprehet se djegia e mandateve ka qenë vendim shumë i vështirë, por nëse do të ktheheshin pas, ndoshta Kryesia do të votonte sërish për largimin nga Kuvendi. Sipas saj, djegia e mandateve ia ka vlejtur për të kuptuar se në duart e kujt kishte rënë Shqipëria.

“Shqipëria kishte nevojë për sensibilizim për atë që po ndodhte. Në Parlament na u mohua e drejta e fjalës dhe qytetarët na thonin “pse rrini në Parlament kur nuk keni të drejtë fjale”? Po të ktheheshim pas, ndoshta sërish Kryesia do të votonte për largimin nga Parlamenti. Ishte vendim i rëndësishëm, pasi morëm mandatet nga ata që na votuan për të qenë në Parlament dhe nuk ishte e lehtë t’i dorëzoje. Nuk ka ndodhur askund tjetër kjo gjë. Por, ia vlejti që njerëzit të kuptonin se në duart e kujt kishte rënë Shqipëria. Kur unë si deputete nuk kam të drejtë fjale, jam fasadë e Edi Ramës”, tha Vokshi në A2.

Vokshi pati kritika dhe për punën e SPAK, sa i përket kohës së hetimeve.

“Nëse SPAK-u do të kishte vepruar në shumë raste më parë, ndoshta nuk do të kishim më 25 prill në atë nivel të masakrës elektorale. Armela Krasniqi duhet të ishte hetuar nga SPAK dhe sot nuk do ta kishim në krye të AMA-s. Nëse hetoheshin më parë krimet elektorale, nuk do të kishim masakrën zgjedhore” -tha Vokshi.

Të fundit