Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Protesta e 7 korrikut dha mesazhin e shpresës, kushdo që mori pjesë ishte misionar për shpëtimin e vendit

Vokshi: Protesta e 7 korrikut dha mesazhin e shpresës, kushdo që mori

Për deputeten e PD, Albana Vokshi protesta e 7 korrikut dha mesazhin e shpresës për shqiptarët, në një kohë kur shpopullimi, ika e trurit dhe kriza ekonomike sipas saj kanë goditur vendin.

E ftuar në studion ‘Debat’ në A2 CNN, Vokshi thotë se kushdo që mori pjesë në protestën e 7 korrikut të thirru nga Partia Demokratike kishte për mision shpëtimin e Shqipërisë.  

Protesta e 7 korrikut solli shpresë, një fjalë që kishim kohë që kishim frikë se po humbte duke parë shqiptarët që largohen çdo ditë, shifrat e arsimit, klasat e përgjysmuara. Është një dëshmi e shpopullimit fenomenit më negativ të këtyre viteve, 4 mijë mjekë të larguar, 1100 infermierë të larguar vitin e fundit. Më të talentuarit ikin çdo ditë ikin se nuk ka shpresë.

E ardhmja e të rinjve nuk mund të jenë me mirë gjetkë ne rrisim fëmijë për t’i larguar. A ka familjarë të lumtur që pjesa më e madhe tyre ka planifikuar për të ikur? Po ikën truri, po ikin më të zotët. Protesta e 7 korrikut dha mesazhin e shpresës, kanë besim të PD te Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë që duke ngritur zërin mund ta ndryshojnë të ardhmen e tyre dhe të familjarëve të tyre. Ata ishin të gjithë misionarë, gjithsecili kishte misionin për të shpëtuar vendin”, tha ajo.

Vokshi theksoi se kjo protestë ishte qytetare, që riktheu besimin e qytetarëve te lidershipi i PD-së, e cila sipas saj u rikthye si forcë dinjitoze, jo forcë pazaresh e kompromisesh. Por më i rëndësishëm, sipas saj ishte reagimi i kryeqytetit, që siç thotë ajo kur reagon Tirana shkundet qeveria.

Të fundit