Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi shpallet e pafajshme ndaj padisë së Vilma Nushit: Fitore për ata që kundërshtojnë abuzimin me pushtetin

Vokshi shpallet e pafajshme ndaj padisë së Vilma Nushit: Fitore

Deputetja demokrate Albana Vokshi u shpall e pafajshme nga Gjykata e Posaçme në çështjen për shpifje të ngritur ndaj saj nga Vilma Nushi.

Në News24, Vokshi u shpreh se vendimi i dhënë sot ishte një lajm i mirë për ata që kundërshtojnë abuzimet me pushtetin.

Vokshi tha se Vila Nushi nuk erdhi asnjëherë në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, ndërsa deputetët socialist e mbrojtën me votë.

“Ky është një lajm i mirë, jo vetëm për mua, por për çdo opozitar, deputet dhe qytetar që refuzon të heshtë përballë zullumit që ka shkaktuar kjo qeveri, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë. Vilma Nushi nuk erdhi asnjëherë në komision, ndërsa deputetët e mazhorancës votuan kundër thirrjes së saj, me urdhër politik”, deklaroi Vokshi.

Të fundit