Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi tregon hapat e PD-së pas 7 korrikut: Do të përcaktojmë një kalendar protestash

Vokshi tregon hapat e PD-së pas 7 korrikut: Do të

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka folur për hapat konkretë që PD-ja do të ndërmarrë pas protestës së 7 korrikut.

E ftuar në News 24, Vokshi tha se drejtuesit e partisë janë duke punuar për të përcaktuar një kalendar protestash me qëllim që revolta të shpërndahet në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Deputetja u shpreh se lëvizja e nisur nuk do të dorëzohet deri në shkundjen e qeverisë Rama.

“Të gjitha jemi të vetëdijshëm që nuk mjaftojnë vetëm strukturat e PD për të reaguar, duhet reagim qytetar. Kjo protestë ishte kombëtare dhe doli përtej strukturave të PD. Kishte qytetarë të lirë që nuk kishin frikë të protestonin edhe pas shantazheve e presionit të administratës së Ramës.

Është krijuar tashmë një front për shpëtimin e Shqipërisë me pjesëmarrjen e shumë aktorëve të shoqërisë cilive, palëve të interesit, shoqatave të profesionistëve të lirë që janë ndër qytetarët që rëndohen më shumë me politikat e qeverisë së Ramës e taksimit.

Ka parti të tjera gjithashtu, është krijuar pra një front që shumë shpejt do të bisedojë për hapat e radhës, lëvizje të mos bindjes civile, kalendar protestash, sepse protesta do të duhet të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë, në çdo rrugë e lagje.

Ky front përtej drejtuesve të PD do të përcaktojë kalendarin. Nuk ka kthim pas. Deri në shkundjen e qeverisë për të respektuar të drejtat e liritë e qytetarëve por nëse nuk reagon. E keni parë që ka reaguar këto ditë, për katër ditë kanë ndryshuar 4 herë çmimet e naftës. Një ditë para protestës, nxori dy ministre për të njoftuar rritjen e pagës, megjithëse qesharake.

Protesta është gjithmonë e suksesshme nëse jemi bashkë dhe nuk shfrytëzohet për kapital politik por për të mbrojtur e respektuar liritë e të drejtat e qytetarëve”, tha Vokshi.

 

Të fundit