Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi zbardh ‘prapaskenat’ e takimit Berisha-Alibeaj-Bardhi, cilat janë hapat e Rithemelimit në vijim

Vokshi zbardh ‘prapaskenat’ e takimit Berisha-Alibeaj-Bardhi, cilat

Deputetja dhe anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, ALbana Vokshi ka treguar prapaskenat e takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin dje në selinë blu.

Vokshi tha për News 24 se gjatë takimit, u diskutua nga organizimi i strukturave të PD deri te emërimet e Lulzim Bashës, por biseda ishte në terma miqësore. Vokshi nuk pranoi të japë më shumë detaje.  

“Përderisa ishte pa media, ishte një takim që mbase duhet të ruhen detajet për mos tu bërë publike. Një pjesë, besoj se dhe zoti Berisha dhe Alibeaj e kanë bërë publike, një pjesë të asaj çka u diskutua. Ajo që mund të thekson se përtej mendimeve të ndryshme, për disa aspekte organizative të strukturave të PD, njohjes së komisionit apo kryesisë, komandimeve të bëra nga Lulzim Basha, pjesa tjetër ishte miqësore. Ka qenë një bisedë e bërë në terma miqësore. Pavarësisht se kishte çështje të ndryshme. Takimi ishte miqësor. Më kanë thënë se fjalimi i zotit Alibeaj nuk ishte miqësor, ndaj ndjej keqardhje. Duhet të kishte zbutje të toneve. Ata janë të ftuar për të qenë pjesë e procesit të rinogranizimit të PD Ne duhet të jemi bashkë. Ky është mesazhi që kemi dhënë”, tha Vokshi.

Deputetja tregoi edhe hapat që do të ndërmarrë Komisioni i Rithemelimit në vijim, pasi gjykata e njohu juridikisht si drejtues të PD-së.

“Së pari heqja e dyerve të blinduara, hapja e PD, për demokratët duke e kthyer në shtëpi të demokratëve. Do të vijojë puna me riorganizimin. Kandidatët kanë kërkuar shtyrje të afatit të zgjedhjeve. Më datë 30 prill do të bëhet Kuvendi, ku janë të gjithë të ftuar. Pasi të zgjidhen forumet e reja, si këshilli, kryesia. Ata do të vendosin për hapjen e garës”, u shpreh Vokshi.

 

Të fundit