Flash News

Ditari i Opozitës

Vonesa në pagesat e pensioneve, çdo të thotë sot propaganda qeveritare?

Vonesa në pagesat e pensioneve, çdo të thotë sot

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka denoncuar vonesat në pagesat e pensioneve.

Ai ka publikuar mesazhin e qytetares pensioniste, e cila ankohet se për mungesë fondesh buxhetore nuk po tërheq dot pensionin e saj mujor, ndonëse duhej ta tërhiqte atë që në datë 20.

Më poshtë statusi i Telitit:

VONESA NË PAGESAT E PENSIONEVE...C'DO THOTË SOT PROPAGANDA QEVERITARE?!

Ndodh edhe kjo...ndonëse jemi në kulmin e propagandës qeveritare, pasi u tallen me indeksimin me 25 leksha...qeveria vonon me disa ditë pagesat e pensioneve.

Lexoni ne foto miq mesazhin e qytetares pensioniste, e cila ka tre ditë që nuk arrin dot të marri pensionin e saj mujor.

Dhe ajo që të vret më shumë është kur lexon në tekstin e mesazhit: ❌..."Ne jemi pensionistë dhe datën e caktuar mezi e presim, që të bëjmë llogari sa do blejmë ushqime, sa do blejmë ilaçe dhe sa do të paguajmë detyrimet për energji dhe ujë. Ato që na mbeten do të blejmë batanije për dimër...".

Mjaft me propagandë.

Nuk blen dot as ushqime, as ilace, as faturat e dritave nuk ti paguan dot propaganda! Paguani pensionet!

Të fundit