Flash News

Ditari i Opozitës

Vota e 5 nëntorit si frymëzim i guximit për të zgjedhur lirinë

Vota e 5 nëntorit si frymëzim i guximit për të zgjedhur

Nga Grigels Muçollari

Edhe pse 4 vitet e Trump në Shtëpinë e Bardhë lanë gjurmë në ekonominë atje, sigurinë, por edhe në paqen në botë, ne nuk e dimë se si do të jetë ky mandat që sapo ai ka fituar.

Ajo që dimë dhe ajo që pamë nuk është pak, ndoshta êshtê më e rendesishmja që na vjen si kumt, si frymëzim nga demokracia më e fuqishme e planetit.

Dhe mesazhi është i thjeshtë. Njerëzit e lirë e bejne ndryshimin.

Amerikanët kanë qënë gjithë këto muaj të sulmuar nga propaganda anti-Trump, nga një perpjekje sistematike e deformimit të realitetit me sondazhe dhe me influenca të medias e industrisë së Hollivudit e Showbizit.(se me ke me ngjason)

Paratë e pafundme, mediat dhe sistemi i drejtesise. Të gjithë bashkë në një front, duke u imponuar se kë duhej të zgjidhnin qytetarët.

Një atmosferë që binte erë kapje, korrupsion. Po e gjitha kjo ngrehinë ra, sepse qytetari amerikan vendosi te jetë i lirë dhe gjeti guximin ta jetojë e ta vërë në veprim lirinë e tij.

Qytetari i lirë amerikan ktheu mbrapsht gjithë ndermjetësit që i këndonin në vesh se çfarê vendimi të merrte.

Ktheu mbrapsht kengëtarë, artistë, njerëz të famshëm, injoroi sondazhet, hodhi poshtë propagandën, refuzoi imponimin e kastës, dhe dha verdiktin sovran.

Në këtë shteg u shfaq me kurajo të jashtëzakonshme Donald Trump, pikerisht si garant dhe shpëtimtar i shpirtit amerikan.

Ishte shume domethënëse skena e mbylljes së fushatës. Demokratja Harris në vanitetin e showbizit e spektaklit, republikani Trump me punëtorët e hekurit.

Skena e parë, përfaqeson njê kulturë magjepsese, me drita e ngjyra. Por nuk është Amerika e vërtetë. Skena e dytë po, ajo është Amerika e vërtetë, e njerëzve.

Ajo çfarë bëri qytetari i lirê amerikan është rezultati më fantastik i këtyre zgjedhjeve, me ndikim në botë e sidomos në vendet si ne ku njësoj një bashkim interesash dhe elitash të korruptuara që kanë bllokuar ndryshimin, u imponohen njerëzve se çfarë të bëjnë me pushtetin e tyre, me votën e tyre. Ajo që bëri amerikani i lirë, do të ndikojë më shumë se Presidenca në vetvete.

Të fundit