Flash News

Ditari i Opozitës

Vota e diasporës/ Bylykbashi: Po bllokoni të drejtën e shqiptarëve, ju keni frikë nga vota e tyre

Vota e diasporës/ Bylykbashi: Po bllokoni të drejtën e

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi foli mbi votimin e amendamentit të propozuar nga demokratët lidhur me votën e diasporës.

Në replikën ndaj socialistit Niko Peleshi në foltoren e Kuvendit, Bylykbashi tha se amendamenti i PD ju garanton atyre të drejtën e votimit, teksa foli mbi 150 mijë shtetas shqiptar që janë pa asnjë aplikim dhe që PS nuk do t'i lejojë ata që të votojnë. 

"Kushdo që lind duke patur edhe njërin prej prindërve me nënshtetësi shqiptare e fiton vetiu shtetësinë shqiptare. Ne e kemi të drejtën e shtetësisë nga gjaku. Në momentin që lind nga një prind pavarësisht se ke kartonin e qeverisë apo jo, je shtetas shqiptar.

Ajo që ne po kërkojmë, është që ata të paktën 150 mijë shtetas shqiptar, pyesni KQZ, që janë pa asnjë aplikim, asnjëherë për një dokument shqiptar, i mohohet e drejta për të votuar edhe pse janë në listën e zgjedhësve. Janë shtetas shqiptar në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile. Ne kërkojmë amendament që t’u jepet kjo e drejtë.

Të gjithë ju shtetas shqiptarë që jeni në listën e zgjedhësve, keni apo nuk keni dokument biometrik të Edi Ramës, ju keni të drejtën e votës. Amendamenti i PD, ju garanton të drejtën e rikthimit të kësaj të drejte që kjo qeveri e bllokon. Dhe ajo që duhet të dini ju zoti Peleshi, amendamenti juaj është për teknikalitete. Asnjë nga këta 150 mijë apo 200 mijë persona, nuk do të ketë mundësinë për të marrë fletën e votimit pavarësisht se i ulet kosto e pagesës.

Ju po bllokoni të drejtën e votës për të gjithë ata që janë shtetas shqiptarë, për të gjithë ata që kanë dokumente të rregullta e për të gjithë ata që ne lejojmë të kalojnë në Rinas edhe pa policin. Ju nuk doni që ata të votojnë se ata nuk ju pyesin ju, se ata nuk kanë hall, se ata janë shtetas të një vendi të nderuar, me dokumente të rregullta që paguajnë taksa. Por, duan dhe të kontribuojnë edhe në këtë vend. Ju nuk doni të lejoni asnjë që sot ka mbushur 18 vjeç, do të votojë për vendin e vet.

Kështu që kthejeni votimin, lejoni kalimin e amendamentin e PD-së sepse teknikalitetet e juaja nuk vlejnë, zero”, tha Bylykbashi. 

Të fundit