Flash News

Ditari i Opozitës

Vota e diasporës, Dule: Ministrat monitorojnë asistencën teknike, rrezikon të shndërrohet në korrupsion

Vota e diasporës, Dule: Ministrat monitorojnë asistencën teknike,

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule në një konferencë për mediat, foli lidhur me votën e diasporës.

Dule u shpreh se procesi do të ketë një vlerë e shtuar për dinjitetin dhe integritetin e votës. Por, Dule vuri në dukje dhe shqetësimet e tij lidhur me mundësinë që procesi të shndërrohet në një instrument të shndërrimit të votës në korrupsion zgjedhor.

Dule: Dëshiroj të përshëndes ata që kanë nisur që në momentin e parë të regjistrohen me intensitet inkurajues.

Dëshiroj të shpreh urimin që procesi ë jetë sa më dinamik që deri në përfundim të tij të kemi një numër të konsiderueshëm emigrantësh që do të shprehin vullnetin e tyre për parlamentin dhe qeverinë e ardhshme.

Shpreh shpresën se procesi do të të vlerë e shtuar për dinjitetin dhe integritetin e votës, që janë të nëpërkëmbura në proceset zgjedhe që zhvillohen me prani fizike brenda vendit.

Nuk mund të le jashtë vëmendjes edhe shqetësimet e para në lidhje e procesin.

Ka nevojë për asistencë teknike.

Ka struktura shtetërore, KQZ që mund ta japë këtë asistencë.

Është e mirëpritur asistenca e kujtdo, nga të rinjtë, por është një cak shumë i brishtë që të kalohet vija e kuqe dhe nga asistencë teknike të kalohet në korrupsion zgjedhor.

Kemi parë ministra që në postimet e tyre të shihet si monitorohet asistenca teknike e organizuar nga partitë. Nëse ky proces vijon, rrezikohet të shndërrohet në instrument të shndërrimit të votës në objekt të korrupsionit zgjedhor.

Të fundit