Flash News

Ditari i Opozitës

Vota e diasporës, Kaso: Kemi parë rezultate që do të turpëronin edhe kohën e diktaturs

Vota e diasporës, Kaso: Kemi parë rezultate që do të

Ivi Kaso, teksa ka folur për mediat nga Parku Olimpik, është shprehur se rezultatet e votës së diasporës janë një turp edhe për bastionet më të thekura të PS.

Demokrati tha se në disa qarqe si Berati e Gjirokastra, ka pasur rezultatet 98% për PS dhe pjesaa tjetër për forcat e tjera politike, rezultat ky që sipas tij, do të turpëronte edhe kohën e dikaturës.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas tij e bën atë të pavlefshëm.

“Kemi parë rezultate nga votat e Diasporës në Greqi të cilat do të turpëronin edhe bastionet më të thekura socialiste. Rezultate që e japin PS në çdo kuti votimi me një maxhorancë me mbi 90%. Në raste të caktuara, si në Berat dhe Gjirokastër, kemi pasur rezultate 98% për PS dhe pjesa tjetër për partitë e tjera, rezultate këto që do të turpëronin edhe kohën e Diktaturës. Për fat të keq, vota e Diasporës është manipuluar në mënyrë të frikshme. Një proces tërësisht të përçudnuar që nuk përfaqëson vullnetin e bashkëkombësve tanë, veçanërisht në Greqi”, tha Kaso.

Të fundit