Flash News

Ditari i Opozitës

Vota e diasporës, PD: KQZ mund ta zgjidhë pa ndërhyrje në kod

Vota e diasporës, PD: KQZ mund ta zgjidhë pa ndërhyrje në

Partia Demokratike hedh dyshime mbi propozimin e KQZ-së se vota e diasporës mund të rrezikohet për shkak të afateve kohore.

Sipas saj, më shumë se çështje kohe, ky shqetësim i ngritur mund të jetë një çështje kostoje financiare.

“Nuk e dimë nëse kjo është një çështje pamundësie dhe vënie në rrezik apo çështje tarife që duhet të negociohet nga operatorët postarë”, tha Ivi Kaso.

Në intervistë për A2CNN, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Ivi Kaso nuk e sheh zgjidhjen te ndryshimet në Kod, por këtë detyrë ja faturon KQZ-së.

Nuk është detyrë e partive politike në këtë fazë të mendojë për zgjidhje, por detyrë e KQZ. Ka ende kohë dhe mënyrë për ta adresuar këto shqetësimi përpara se të mendojnë apo të rekomandohen propozime në kod”.

Nëse zgjidhja e vetme, thotë Ivi Kaso, është ndryshimi në Kod, atëherë PD nuk do të bëhet pengesë. Por për këtë shkuar tek ky hap selia blu ka nevojë për një shkresë zyrtare nga Celibashi.

“PD nuk do ta lë të dështojë për aspekte teknike për aq sa ka ajo në dorë, por së pari janë institucionet që duhet të eksplorojnë të gjitha mënyra të tjera. Nuk ka ende një shkresë zyrtarë për të amenduar kodin, qoftë edhe vetëm për këtë aspekt”.

Demokratët nuk duan që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të implementohet votimi elektronik, ndonëse ishin ata që kërkuan testimin e kësaj procedure në zona të caktuara të vendit.

“Është një qëndrim politik dhe nuk ka ndryshuar për sa kohë nuk ka ndryshuar qëndrimi institucional dhe instiutucioneve të drejtësisë në raport me të gjitha problematikat që kemi ngritur”.

Në krahun tjetër, PS synon që të paktën ne qarkun e Tiranës të votohet elektronikisht, pavarësisht nëse PD kundërshton. Celibashi do të duhet të zgjedhë mes kërkesës së selisë rozë për të zbatuar ligjin dhe nevojës për një proces zgjedhur me konsensus politik.

Të fundit