Flash News

Ditari i Opozitës

Vota e diasporës/ PD takim me emigrantët shqiptarë në Varkiza të Greqisë

Vota e diasporës/ PD takim me emigrantët shqiptarë në

Partia Demokratike ka vijuar takimet me diasporën, ku këtë herë një delegacion i saj zhvilloi një takim në Varkiza të Greqisë. Me pjesëmarrje masive të emigrantëve shqiptarë, drejtuesit lokalë të PD përcollën mesazhet e opozitës dhe theksuan rëndësinë e regjistrimit dhe pjesëmarrjes në votim për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë takim morën pjesë kryetari i PD Dega Peqin, Mustafa Pashja, kryetari i Degës së PD Belsh, Dritan Cani, kryetari i Degës së PD Athinë, Alfred Fizi, si dhe koordinatori demokrat në Greqi, Klevis Bitro.

Gjatë fjalimeve, përfaqësuesit e PD theksuan angazhimin e opozitës për të garantuar të drejtën e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse të Shqipërisë.

Të fundit