Flash News
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Miliarderët e teknologjisë që morën pjesë në inaugurimit e Donald Trump
Vota e emigrantëve, Sula: Është e pasigurt këtu, jo më jashtë vendit
Deputeti demokrat Dashnor Sula foli për mundësinë e votimit të emigrantëve nga vendet ku ata jetojnë e punojnë në zgjedhjet parlamentare 2025.
I ftuar në Ora News, Sula tha se vota nuk është e sigurt këtu e jo më jashtë vendit.
“Këtu është e pasigurtë vota në çdo moment këtu në Shqipëri, ku ta vjedhin, ta blejnë e ku di unë çfarë, jo më jashtë vendit ku këta nuk kanë lënë gjë pa bërë, madje kanë shkuar deri atje që persona që janë në Administratë të deklarojnë personat e tyre që janë jashtë me emra dhe gjithçka.
Këtu nuk ka asnjë lloj vlere mbrojtja e të dhënave personale, pasi ke patronazhistët që t’i marrin”, u shpreh ligjvënësi demokrat Dashnor Sula.