Flash News

Ditari i Opozitës

Votat e diasporës ndryshojnë rezultatin në Kukës: Isuf Çelaj i PD rimerr mandatin, lë jashtë Shkelqim Shehun

Votat e diasporës ndryshojnë rezultatin në Kukës: Isuf

Pas numërimit të rreth 80% të votave të diasporës për Qarkun Kukës, ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në përbërjen e deputetëve që do përfaqësojnë këtë zonë në Kuvendin e ardhshëm. Kandidati demokrat Isuf Çelaj ka rimarrë përkohësisht mandatin e deputetit, falë mbështetjes së fortë nga votuesit jashtë vendit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, diferenca mes Çelajt dhe kandidatit rival Shkëlqim Shehu është aktualisht 64 vota, pas përpunimit të 2852 zarfeve nga gjithsej 2917 të ardhura nga diaspora.

Qarku i Kukësit është fituar nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), e cila deri tani ka siguruar 2 mandate deputetësh. Ndërkohë, Partia Socialiste ka marrë vetëm një mandat në këtë qark.

Të fundit