Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me votat e diasporës, Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin e hetimeve për kallëzimin e Vokshit

Skandali me votat e diasporës, Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin

Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e hetimeve për kallëzimin e bërë nga Albana Vokshi, për votën e emigrantëve dhe regjistrimin e zgjedhësve në Greqi.

Vokshi kalllëzoi Belinda Ballukun, Ogerta Manastirliun, Eriselda Sefën, Armando Subashin dhe Majlinda Bufin për shpërdorim detyre dhe shfrytëzimin e postit shtetëror gjatë zgjedhjeve të 11 Majit.

Demokratja ka dorëzuar pamje filmike që tregojnë se si zyrtarët e shtetit kanë përdorur administratën dhe burimet shtetërore për të siguruar vota në favor të PS.

Por Prokuroria, përpos provave dhe shkeljeve, ka vendosur të mos fillojë ndjekje penal ndaj të kallëzuerve nga Vokshi.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit