Flash News

Ditari i Opozitës

“Votat i numëron pushteti dhe në SPAK shkon opozita”, ku jemi? Në Shqipëri!

“Votat i numëron pushteti dhe në SPAK shkon opozita”, ku

Në Shqipëri, ftesat për në SPAK po shkojnë në adresat e gabuara. Këtë herë, i radhës është Ndrec Pjetri, i koalicionit opozitar Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit që në zgjedhjet e 11 majit mori 4500 vota.

Por fushata, takimet, dhe votat e pastra nuk mjaftojnë për të shpëtuar nga pyetjet e drejtësisë. Ndërsa ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë thirrur për t’u marrë në pyetje, ata që kontrollonin kutitë dhe tabelat e votave duken se janë me pushime nga përgjegjësia.

“Thirren në SPAK opozitarët, jo ata që vodhën zgjedhjet,” mund të përmblidhet më shkurt historia që, si gjithmonë, tingëllon si humor i zi.

Në vend që të hetohen ata që “bënë matematikën” e rezultatit, po pyeten ata që mezi arritën të mbledhin besimin e qytetarëve.

Ironia bëhet edhe më e thellë, po të kujtosh se gjatë gjithë fushatës dhe pas saj, opozita publikoi dhjetëra denoncime me video, ku shiheshin njerëz të mazhorancës që blinin vota, apo manipulonin procesin në qendra votimi.

Pamje që u shpërndanë në rrjete, por që për prokurorinë duket se mbetën “video artistike”, pa interes hetimor.

POSTIMI I PLOTE

Të nderuar miq,

Në 24 orët e fundit unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi thirrur në Prokurorinë e Posaçme SPAK për tu pyetur në lidhje me fushatën zgjedhore të 11 majit 2025.

Unë isha kandidat i koalicionit opozitar Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit dhe në garën time të parë mora 4500 vota.

Gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale kam trokitur në çdo derë dhe kam shkelur në çdo rrugicë duke takuar mijëra prej jush. Bashkëpunëtorët e mi kanë qenë miqtë shokë dhe familjarë të cilët kanë besuar tek unë dhe modeli im politik.

Më duhet të them që jam jo vetëm i surprizua nga thirrja ime dhe e bashkëpunëtorëve të mij në SPAK por edhe i zhgënjyer, teksa shoh që në organin e Prokurorisë thirremi ne, opozitarët e këtij vendi dhe jo kundërshtarët tanë që kanë dhunuar ligjet e këtij vendi para gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

Në çdo rast unë zotohem përpara jush që me 11 maj 4500 votat e mija janë vota djerse dhe të ndershme dhe as unë as familja ime nuk kemi pasur dhe nuk kemi lidhje me asnjë paligjshmëri para, gjatë dhe pas 11 majit.

Të fundit