Flash News

Ditari i Opozitës

Votat kundër shkarkimit të Spiropalit? Sqaron Topalli: Lapsus teknik, Berisha ishte në foltore, nuk votoi

Votat kundër shkarkimit të Spiropalit? Sqaron Topalli: Lapsus teknik,

Deputetja demokrate Jozefina Topalli sqaroi votimin e saj dhe të rkeydemorkatit Sali Berisha, kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit nga posti i ministres.

Në një reagim për mediat, Topalli ka sqaruar se ka qenë një gabim teknik në sistem gjatë momentit të votimit. Sa i përket Berishës, deputetja thekson se kryedemokrati ndodhej në foltore dhe nuk ka votuar.

“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, deklaron Topalli.

Të fundit