Flash News

Ditari i Opozitës

"Votat më 11 Maj u deformuan"/ Shehu: Po i heqim maskën procesit zgjedhor! Vjeshta do jetë e ashpër

"Votat më 11 Maj u deformuan"/ Shehu: Po i heqim maskën
Tritan Shehu

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka komentuar këtë të mërkurë rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit. I ftuar në News 24, Shehu u shpreh se procesi zgjedhor është manipuluar dhe se Partia Demokratike po bën një “rezistencë paqësore” ndaj deformimit të votës.

Shehu e ka cilësuar procesin zgjedhor si një farsë, ndërsa ka deklaruar se PD po vijon me mbledhjen e provave dhe fakteve që heqin sipas tij maskën e procesit të zgjedhjeve.

“Ka prova dhe fakte brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo që thotë Berisha është e vërtetë përditë dalin prova. Kjo është rezistencë paqësore ndaj deformimit të votës. Kjo do çojë në heqjen e maskës së këtij procesi. Përveç PD nuk e bën askush tjetër. Përditë po grumbullohen materiale. Kanë filluar kontakte me të gjitha strukturat ndërkombëtare. Do vazhdojnë kontaktet. Jemi akoma në fillim të qershorit. Është një proces që po ecën hap pas hapi. Unë parashikoj një vjeshtë të fortë, politikisht e ashpër për të vendosur demokracinë në Shqipërinë për t’ju kundërvënë deformimit të votave",- u shpreh Shehu.

Të fundit