Flash News

Ditari i Opozitës

Votim pa kuorum, Bardhi: Felaj sot përfaqësoi 5 oligarkë që përfitojnë nga investimet strategjike

Votim pa kuorum, Bardhi: Felaj sot përfaqësoi 5 oligarkë që

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se mazhoranca votoi sot projektligjet pa pasur kuorum në sallën e Kuvendit.

Teksa citoi Rregulloren, Bardhi tha se duhet të jenë prezentë 71 deputetë që të kenë votuar pro prezencës në seancë, ndërsa Felaj kishte sot vetëm 68 deputetë që votuan.

Bardhi hodhi akuza ndaj Felajt se sot nuk ishte në Kuvend si zv.kryeparlamentare, por si përfaqësuese e 5 oligarkëve që përfitojnë nga ligji për "Investimet Straegjike", që PS nxitoi ta miratonte e vetme.

"E pamë në një seancë ku edhe pse sipas rregullores së Kuvendit nuk kishte kuorum për votim. Rregullorja përcakton qartë që të hapet procesi i votimit do të duhet të kenë votuar pro për prezencën së paku 71 deputetë. Deklarohen që janë 68 deputetë dhe kjo nuk e ndalon vrullin për të miratuar ligjin e investimeve strategjike që janë në interes të një grushti oligarkësh. Sot në drejtim e seancës nuk ishte Felaj ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve që përfitojnë nga investimet strategjike dhe tre grupeve kriminale që përfitojnë po ashtu nga ligji i investimeve strategjike", deklaroi Bardhi.

Të fundit