Flash News

Ditari i Opozitës

Votimi i zgjatjes së vetingut, LSI kundër: Drejtësia nuk ka lëvizur

Votimi i zgjatjes së vetingut, LSI kundër: Drejtësia nuk ka

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afatave të vetingut në drejtësi. Këtë e konfirmoi nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat nga oborri i Kuvendit.

Pyetjes se a do të votojë LSI pro ndryshimeve Kushtetuese, Vasili nuk dha një përgjigje të qartë, por e la të kuptohej teksa deklaroi se: Kjo drejtësi nuk lëviz për asnjë gjë. Kryesorja është që kemi të bëjmë me një krim shtetëror. Shtesat e ligjit sot janë një farsë pa asnjë vlerë. I zgjatur apo i shkurtuar vettingu, drejtësia nuk ka lëvizur.

Këtu kemi një kuvend ku manipulimi shtetëror me vulë e firmë është fakt. Gjithçka që flitet për reformën në drejtësi është farsë. Nuk kam asnjë lidhje me këto që thoni ju dhe këto forca politike që janë jashtë vëmendjes time. Ata banorë që protestojnë, janë dhunuar dhe brenda është një i pacipë që bën sikur do i dëgjojë.

Të fundit