Flash News

Ditari i Opozitës

Votimi i zgjatjes së vettingut nesër në Kuvend, Basha SMS deputetëve

Votimi i zgjatjes së vettingut nesër në Kuvend, Basha SMS

Ndërsa në seancën e nesërme në Kuvend pritet të votohet për zgjatjen e afatit të vetingut në drejtësi, deputetët e Partisë Demokratike janë njoftuar për mbledhjen e grupit parlamentar.

Kreu i PD, Lulzim Basha u ka dërguar mbrëmjen e sotme deputetëve një SMS ku i lajmëron për mbledhje dy orë para seancës.  

Përshëndetje! Nesër ne oren 09:00 do te kemi mbledhje grupi ne seli! Ju faleminderit!”, thuhet në mesazh.

Pas thirrjes edhe të ndërkombëtarëve ndaj partive politike, duket se demokratët do të njihen me qëndrimin që PD do të mbajë në lidhje me propozimin e maxhorancës për të zgjatur këtë afat deri në vitin 2024.

Të fundit