Flash News

Ditari i Opozitës

Votoi për shkarkimin e Bashës në qendrën pranë ambasadës së SHBA, Berisha: Mesazhi që i dërgojmë forcave konservatore

Votoi për shkarkimin e Bashës në qendrën pranë

Ish kryeministri Sali Berisha votoi për shkarkimin e Lulzim Bashës në qendrën e votimit ‘bar Amerika’ pak metra larg ambasadës së SHBA në Tiranë, në sajë të referendumit që po mbahet në të gjithë vendin.

Sipas Berishës, votimi i tij pranë ambasadës së SHBA nuk është provokim, por një mesazh për forcat konservatore në Ervopë dhe SHBA se anëtarësia ka vendosur dhe po ushtron votën e lirë kundër një kryetari që u mor peng.

“Aq sa mund të jetë Amerika provokim për Sali Berishën, e admiroj Amerikën dhe s’mund të ketë, por po të marrësh në një aspekt tjetër nga ky bar i vogël i dërgohet një mesazh forcave konservatore në Ervopë dhe SHBA se këtu anëtarësia ka vendosur dhe po ushtron votën e lirë kundër një kryetari që u mor peng dhe pësoi metamorfozën më fatale që nuk e gjen as në romanet e Kafkës, atë të bravës”, u shpreh Berisha.

Të fundit