Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Votues socialistë në primaret e PD? Bozdo: Të gjitha janë të mundura
Sekretari Organizativ në PD, Eno Bozdo, ka folur rreth procesit të primareve që u mbajt një ditë më parë në PD për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Bozdo nuk përjashtoi mundësinë që edhe votues socialistë të kenë marrë pjesë në votimin e primareve.
Bozdo tha se ka pasur diskutime për këtë temë, ndërsa shtoi se do të ketë vendimmarrje në rast se influencojnë rezultatet.
“Të gjitha, teorikisht janë të mundura. Ne kemi pasur edhe një qëndrim politike dje për këtë çështje. Kuptohet, dje temperatura ka qenë shumë e lartë sepse kandidatët kanë qenë në garë. E rëndësishme është që Komisioni Elektoral pranë Partisë Demokratike shërben si Gjykatë e Shkallës së Parë.
Kjo do të thotë që të gjithë ata që kanë pretendime, duhet të vijnë me këto pretendime dhe mundësisht të jenë të faktuara. E gjitha kjo është teorike. Nëse pretendimet influencojnë rezultatin e garës ose jo, ne do të vendosim rast pas rasti”, u shpreh Bozdo.