Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, Gjekmarkaj: Këmbanë alarmi për mbrojtjen në shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, Gjekmarkaj: Këmbanë

Nënkryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar ngjarjen tronditëse të vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë, gjatë një interviste për rubrikën "Opinion" në News24.

Gjekmarkaj e cilësoi këtë ngjarje si një këmbanë alarmi për shoqërinë dhe kërkoi hetim të plotë dhe dënim të ashpër për autorët.

Agron Gjekmarkaj: Është ngjarje tronditëse dhe nuk ka fjalë për të ngushëlluar prindërit që kanë humbur fëmijën. Shpreh shqetësimin tim si prind e pedagog për sigurinë në shkolla dhe në jetën publike. Kjo është këmbanë alarmi për mbrojtjen në shkolla. Duhet hetim dhe dënim për raste të tilla, pasi ngjarje të tilla trondisin thelbin e shoqërisë.

Zonja Ina Zhupa i ka kërkuar zonjës Manastirliu që të japë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë. Manastriliu shprehu shqetësimin për këtë ngjarje dhe e besoj se është e shqetësuar, por ajo ka përgjegjësinë si ministre që të japë ambient të sigurt për fëmijët.

Të fundit