Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e 14-vjeçarit, Paloka: Shqiptarët po ikin jo vetëm për bukën e gojës, por edhe nga pasiguria

Vrasja e 14-vjeçarit, Paloka: Shqiptarët po ikin jo vetëm

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka komentuar vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshi.

I ftuar në News 24, Paloka u shpreh se cilësia e jetës në Shqipëri është e dobët nga pasiguria. Demokrati u shpreh se shumica e shqiptarëve po ikin jo vetëm për bukën e gojës, por edhe për shkak të pasiguris.

“Asgjë nuk është jashtë politikës në një vend. Çdo gjë ka lidhje me politikën. Në Shqipëri nuk funksionon asgjë. Kanë ikur mbi 1 milionë shqiptarë. Shumica ikin jo vetëm për bukën e gojës, por cilësia e jetës është e dobët, nga pasiguria për jetën. Nuk e di çfarë të them kur ndodh që një adoleshent vret një adoleshent tjetër. Këtu duhet ndryshuar gjithçka”, tha Paloka.

Të fundit