Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e 14-vjeçarit, Silvi Bardhi: Prindërit të flasin me fëmijët, shteti duhej në këmbë

Vrasja e 14-vjeçarit, Silvi Bardhi: Prindërit të flasin me

Silvi Bardh, koordinatore për Departamentet deklaron me shqetësim se vendi dhe rinia është duke u përballur me një shoqëri të dhunshme.

E ftuar në Ora News, per te komentuar vrasjen e 14-vjeçarit sot në Tiranë, Bardhi shtoi se prindërit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre dhe të flasin me ta, dhe të kenë në vëmendje se me kë shoqërohet fëmija i tyre.

Bardhi: I shpreh ngushëllimet e mia familjes 14-vjeçarit. Ne mundohemi që t’i edukojmë fëmijët tanë dhe tu japim një botë sa më të bukur, por ata përballen me një shoqëri të dhunshme. Me atë që lexova kishte të bënte me një sherr banal në rrjetet sociale. Dua të ngre një mesa për gjithë prindërit, në një vend ku ka shqetësim të madh mendor dhe social, që të kujdesen për fëmijët e tyre dhe të flasin me të, dhe të kenë në vëmendje se me kë shoqërohet.


Shqetësim tjetër është edhe fakti i sigurisë në shkolla publike, prandaj prindërit i çojnë në shkolla private fëmijët, sepse kërkojnë siguri për fëmijët e tyre. Më vjen keq që një ngjarje e tillë nuk ngre në këmbë një shtet, sepse kush e ka përgjegjësinë për sigurinë e fëmijëve tanë?

Të fundit