Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e 22 intelektualëve nga diktatura, Berisha mban një minutë heshtje në kujtimin e tyre

Vrasja e 22 intelektualëve nga diktatura, Berisha mban një minutë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD për vitet 2025-2029 për të Përndjekurit Politikë, përkujtoi 74-vjetorin e ekzekutimit të 22 intelektualëve nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës. Berisha tha se një program të ri i PD do t’ju kthejë intelektualëve ‘borxhin’, si edhe mbajti një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tyre.

Berisha: Së pari, ju përshëndes shumë pëzemërisht ju. Përshëndes të gjithë anëtarët e shtresës suaj të dneruar kudo që ndodhen sot në Shqipëri dhe në të katërta anët e botës. Falënderoj për punën shumë të mirë që keni bërë anëtarët e këtij paneli, të gjithë në bashkëpunim me ju, për të paraqitur sot shtresës suaj dhe para gjithë shqiptarëve një program të ri të PD për trajtimin dhe për përgjigjen përfundimtare të një borxhi shumë të madh që shoqëria shqiptare ka ndaj shtresës suaj.

Meqënëse jemi në një ditë të veçantë, jemi në 74 vjetorin e aktit genocidal të regjimit diktatorial stalinist të Enver Hoxhës, ekzekutimit të 22 intelektualëve, ndër më të shquarit e kombit, për fajin e tyre se nuk pajtoheshin kurrë me diktaturën komuniste, nuk pajtoheshin kurrë me antivlerat e saj, por qendronin besnik të atyre parimeve dhe vlerave që ndajnë njerëzit e lirë dhe të qytetarërua kudo në botë, atdhetarë, besnikë të dinjitetit njerëzor, tek Zoti, Shqipëria, t’i nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e tyre.

I përjetshëm kujtimi i tyre!

Të fundit