Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e 25 vjeçarit nga efektivi, Alibeaj: Asnjë skenar i sigurimit nuk e justifikon, ky është modeli i shtetit policor

Vrasja e 25 vjeçarit nga efektivi, Alibeaj: Asnjë skenar i sigurimit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku efektivi i policisë qëlloi për vdekje, 25-vjeçarin Klodjan Rasha. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Policia po tenton të fshehë të vërtetën e ekzekutimit të Klodjan Rashës duke manipuluar provat.

Përmes një deklarate për mediet, Alibeaj thotë se asnjë skenar i sigurimit të shtetit nuk e justifikon ekzekutimin e të riut teksa shton se Prokuroria duhe të kishte marrë masat për të ndaluar manipulimin e ngjarjes.

Duke e cilësuar një akt kriminal, ai thotë se kryeministri Edi Rama ndërtoi modelin e Policisë që nuk lufton krimin, por burgos, gjobit dhe vret qytetarët e pambrojtur. "Kjo është arsyeja përse Sandër Lleshaj vazhdon të jetë akoma Ministër i Brendshëm dhe nuk është shkarkuar nga Edi Rama", shtoi ai.

Alibej u shprej se ky është modeli i shtetit policor, që është bërë i padurueshëm për qytetarët.

Të fundit