Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e 25 vjeçarit/ Vasili: Lleshaj shporru, krimi është aq i rëndë sa nuk lahet dot!

Vrasja e 25 vjeçarit/ Vasili: Lleshaj shporru, krimi është aq i

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për ngjarjen e ndodhur një natë më parë, ku efektivi i policisë qëlloi për vdekje 25 vjeçarin.

Ai thtë se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duhet të kishte reaguar deri tani për këtë ngjarje, ndërsa i bën thirrje të japë dorëheqjen. Ai thotë se Lleshaj ka përgjegjësi të rëndë për këtë ngjarje.

"Lleshaj shporru, ç'pret më! Nje 25 vjeçar ekzekutohet pa meshire dhe egersisht ne mes te rruges nga policia. Lleshaj, qe ka ne pergjegjesi politike policine ka qepur gojen. Lleshaj qe ka pergjegjesi te renda dhe qe shqyen gojen per te folur gjerat me te kota s'gjen asnje fjale per nje krim makaber", shkruan Vasili në Facebook.

Numri dy i LSI-së thotë se deklaratat e Policisë lidhur me këtë ngjarje tentuan të justifikonin vrasjen, ndërsa i bënë thirrje SPAK-ut të të nisë hetimet dhe të tregojë se është në anën e së vërtetës.

"Policia me deklarata kriminale te njepasnjeshme u perpoq te justifikonte krimin e saj te poshter duke u perpjekur te njolloste 25 vjecarin e shkrete.

E gjithe kupola e policise eshte sot nen akuze per krim te rende dhe SPAK eshte perballe qytetareve te Shqiperise per te treguar se eshte ne krah te tyre apo te krimineleve. Vija e kuqe eshte shkelur, dhunuar e krininalizuar", thotë Vasili.

 

Të fundit