Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, Xhaferri: Rama i frikësuar ndaj reagimit qytetar

Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, Xhaferri: Rama i frikësuar

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri ka komentuar vrasjen në Pogradec.

Ai u shpreh se Rama zgjodhi të reagojë mbi ngjarjen në Pogradec në mediat tradicionale, pasi kishte frikë nga kryqëzimi që do i bëhej në rrjete sociale, pra ishte i frikësuar nga reagimi qytetar.

“Ngjarja e Pogradecit ndahet në dy plane, plani i parë është si ka mundësi në 2024, egzsitojnë metoda të mafies, të mbledhjes së haraçeve nga të fortët , të cilët jua mbysin jetën biszneseve të vogla, që në fakt nuk janë as biznesmenë por thjeshtë pronarë të një dyqani me të cilin mbajnë familjen.

Kjo është e papranueshme në çdo shoqeri dhe jo më në një shoqëri në mes të Europës, që ndodh një haraç i tillë në 2024.

Dhe këtu të gjithë njerëzit janë prekur , pra nuk është se ishte një sherr sponatan, për motive të dobeta, banale, ku aksidentalisht mund të ndodhe dhe të ketë vrasje pa dashje, por ajo ishte një rrahje brutale e planifikuar për tu për bërë shembull për gjithë biznesmenët e tjerë që të paguajnë haraçin, sepse Egli i ndjerës doli me guximin që nuk do paguajë, se e para nuk më del , dhe e dyta shumë mirë që nuk do ta paguajë.

Problemi i dytë në të cilin shfaqet dhe qeveria është fshehja.

Këtu po del qeveria tani dhe këtu po munodhet të rregullojë imazhin dhe piarin e saj.

Për herë të parë Edi Rama kur ka bërë një ndërhyeje medikatike ndaj një krize nuk e ka bërë në një media sociale por po e bën në media tradicionale të dirigjuara nga zyra e tij e shtypit.

Pse nuk e ka bërë në media sociale?

Sepse ishin pikërisht ato që e zbuluan krimin, e amplifikuan dhe e morën vesh një Shqipëri e tërë për padrejtësinë që ishtë bërë edhe në procedurën e Policisë.

Dhe për këtë arsye ai është i frikësuar ndaj gjithë reagimit qytetar, me lumë komentesh, dhe kjo ishte një taktikë e tij. Duhet ta kuptojnë të gjithë, se këtu është kapur mat e gjithë struktura shtetërore”, tha Xhaferri per Syri tv.

Të fundit