Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, flet xhaxhai i autorëve: Nuk kemi asnjë komunikim me ta

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, flet xhaxhai i autorëve: Nuk

Zef Frroku, xhaxhai i dy autorëve të dyshuar të varsjes së dyfishtë në Velipojë ka thënë se viktimat kanë shkuar para dy javësh dhe janë konfliktuar para hotelit të vëllait.

Ai ka shtuar se një nga viktimat ka nxjerrë armën dhe sipas tij, policia e ka çuar në burg dhe e ka liruar për dy ditë. 

“Para dy javësh, nga data 28, kanë ardhur dhe janë konfliktuar para hotelit të vëllait. Ka nxjerrë armën ai zotëria, e ka marrë shteti e ka çuar në burg, e ka liruar për dy ditë. Mbrëmë ka ardhur sërisht, se për kë ka ardhur nuk e di.

Ai prokuror dhe ai gjykatës që i ka lëshuar nuk i ka bërë mirë as shtetit, as familjes sime dhe askujt tjetër. Nuk e di në do të dorëzohen ose jo, nuk kemi asnjë komunikim me ta, por në këtë shtet nuk ka askush besim për tu dorëzuar me këta prokurorë dhe gjykatës që po e vjedhin këtë vend”, thotë Zef Frroku.

 

Të fundit