Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e Egli Progës, Berisha: Akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Ramës, togat e zeza e ekzekutuan për së dyti

Vrasja e Egli Progës, Berisha: Akt që ka në bazë

Lideri i opozitës, Sali Berisha nga tubimi tek “Rruga e Shpresës” shprehu ngushëllime për familjen e të ndjerit Eglantin Proga, i cili humbi jetën pas dhunës barbare nga Denis Meçe.

Berisha deklaroi se vrasja e Progës ishte një akt kriminal që mban dorën e Rilindjes dhe akoma më i rëndë është fakti që policia e fshehu ngjarjen.

“Të dashur miq, në emër tuaj unë duhet t’i shpreh solidaritetin tonë njerëzor familjes Proga, e cila pasi humbi nga dorë vrastare e mafies njeriun e vet më të çmuar, babanë e dy fëmijëve, pa sot togat e zeza të vërsuleshin mbi të, ta ekzekutonin për së dyti, të lironin në sallën e gjyqit tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes së njeriut të tyre.

Miqtë e mi, ky akt kriminal sa ç’ishte vrasja nga gjobaxhiu i Rilindjes i babait të dy fëmijëve, është një akt që revolton çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi.

Është një akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Edi Ramës. Ata që u liruan fshehën krimin monstruoz. Natyrisht krimin monstruoz e fshehën edhe narkokriminelë me uniformë, por të afërt në krim, në dijeni dhe çdo gjë!”, deklaroi Berisha.

Të fundit