Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, reagon Berisha: Dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, reagon Berisha: Dëshmi e kontrollit

Kryetari i Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja pasditen e sotme në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha e cilëson ngjarjen si një akt të shëmtuar dhe kriminal, ndërsa thekson se kjo vrasje është një dëshmi e qartë e kontrollit që ka krimi mbi rendin në Shqipëri. 

Reagimi i plotë i Berishaës:

Ekzekutohet me armë zjarri gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja.

Mediat njoftojnë se një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në zyrën e tij, pra në detyrë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga plagët brenda pak kohe.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në brendësi të institucionit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend.

Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë.

Të fundit