Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e Klodian Rashës, Nishani: Koncept kriminal i injektuar nga vetë pushteti

Vrasja e Klodian Rashës, Nishani: Koncept kriminal i injektuar nga

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar ngjarjen e rëndë të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë, duke e quajtur motivim dhe injektim të urrejtjes nga pushteti. Nishani tha në “Kjo javë” se ka një koncept kriminal të injektuar nga vetë pushteti, i cili e sheh policinë si një mekanizëm dhune.Sipas tij, kjo ngjarje është më shumë se sa skandal dhe krim.

“Është më shumë se sa skandal, më shumë se sa krim.  Në botë ka ndodhur kur ka përleshje, konfrontim, por ka ndodhur një vrasje në tejkalim të kompetencave. E godet tjetrin për ta vrarë me lehtësinë më të madhe.

Ka motivim, injektim i një lloj urrejtje që polici është i gatshëm për të vrarë pse del kundër orarit ose nuk vendos maskën. Kemi një koncept kriminal të injektuar nga vetë pushteti. Policia është një mekanizëm dhune në konceptin e kësaj qeverie”, tha Nishani.

Të fundit