Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e minorenit në Fier, Malaj kërkon reagim qytetar: Zgjohuni! Shoqëria është tronditur nga themelet

Vrasja e minorenit në Fier, Malaj kërkon reagim qytetar: Zgjohuni!

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar për ngjarjen e mbrëmshme në Fier, ku u vra një i mitur. Ajo ngre pyetjet se çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare dhe se sa e sigurt është jeta.

Teksa i kërkon shoqërisë që të reflektojë mbi këto ngjarje, Malaj nënvizon se individë me probleme po marrin jetë të pafajshme. Ngjarjen e një dite më parë, ajo e cilëson një shok për shoqërinë shqiptare.

"Çfarë po ndodh me ne si shoqëri ? Çfarë sigurie kemi për jetën?!! Teksa të gjithë solidarizohemi me fjongon blu, realiteti po na shfaq ngjarje të tmerrshme dhe makabritete! Njerëz, prindër, nëna e baballarë, gjyshe e gjyshër, analistë e intelektualë, qytetarë dhe banorë te zonave rurale, per nje moment a mundet të ndaleni e të shikoni rreth e qark se cfarë po ndodh me shoqërinë tonë ?!!!

Njerëz problematik, mostra dhe individë të sëmurë mental ose nën efektet e alkoolit, po marrin jetët e pafajshme të fëmijeve, të moshuarve apo të grave e burrave , nen dhunën dhe ne perdhunime çnjerëzore. Sonte shoqëria shqiptare pësoj shok përballë kësaj ngjarje që as në endrrën me të keqe nuk mund ta shikonte", shkruan ajo në rrjetet sociale.

Malaj kërkon reagim qytetar, duke shtuar se nuk ka regjistra për personat me probleme psikologjike dhe mekanizma mbrojtjeje. Sipas saj është e pranueshme indiferentizmi i komunitetit. Malaj thekson se kjo ngjarje e ka tronditur në themel shoqërinë dhe se dëshmoi pasigurinë e jetës në vend.

"Njerëz ka ardhur momenti të reagoni fort si komunitet . E kuptoni se në çfarë situate jemi dhe po jetojmë... Sot vdiq një fëmijë 8-vjeçar, një minoren që kishte shumë endërra dhe të gjithë të shokuar presim vdekjen e radhës .. pse???

Se nuk kemi as rregjistra për keta mostra, as mekanizma mbrojtje dhe jemi në dorën e fatit. Si ka mundësi që komuniteti është kaq indiferentë??

Si mundet sot të mbyllesh sytë e të flesh kur një i mitur iu mor jeta në menyrë tragjike ??!! Sot iku një fëmijë që e donte jetën...Sot e gjithë shoqëria shqiptare është tronditur nga themelet...Sot ne kemi dështuar të gjithë qeveria, shoqëria , mekanizmat e mbrojtjes... Sot treguam që jemi nje shoqëri që jemi zhberë .. pa komunitet !  Sot kjo vrasje tregoi sesa e pasigurtë është jeta në kete vend!"-shton ish-deputetja.

Të fundit