Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e policit, Komisioni i Sigurisë një minutë heshtje, Salianji: Duhet të merren masa të forta

Vrasja e policit, Komisioni i Sigurisë një minutë heshtje,

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka komentuar vrasjen e evektivit të policisë ditën e djeshme, ai u shpreh se fakti që vihet dorë mbi punonjës të Policisë së Shtetit tregon fatkeqësisht që gjendja e kriminalitetit në vend është e rëndë.

Ne i bashkohemi dhimbjes të familjarëve të policit të vrarë, por edhe dhimbjes së kolegëve të tij që humbën një djalë të ri. Ne e dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë ngjarje dhe organet ligjzbatuese duhet të përdorin forcën më të madhe që i jep ligji për të nxjerrë para drejtësisë autorin dhe për të marrë ndëshkimin e merituar.

Ne do të marrim pjesë në çdo homazh, ishalla i fundit, që ka të bëjë me punonjës policie që humbin jetën. Fakti që vihet dorë mbi punonjës të Policisë së Shtetit tregon fatkeqësisht që gjendja e kriminalitetit në vend është e rëndë. Ne duhet të bëjmë më shumë që të merren masa, që ngjarje të tilla mos ndodhin më. Do dëshiroja që në nder të efektivit të vrarë të mbanim 1 minutë heshtje” tha ai.

Komisioni i Sigurisë e ka nisur punën ditën e sotme me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit të policisë Novruz Cenalia mesditën e djeshme në Fier.

Të fundit