Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja në Fier, Enkelejd Alibeaj: Realiteti i krimit ka kapluar këtë vend të qeverisur nga Edi Rama

Vrasja në Fier, Enkelejd Alibeaj: Realiteti i krimit ka kapluar

Partisë Demokratike ka reaguar për vrasjen e 50-vjeçarit në Fier, Ahmet Toska, i cili u qëllua me armë zjarri pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Sheq i Madh" rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se kjo vrasje është kambana që kujton se realiteti i krimit është ajo që ka kapluar këtë vend të qeverisur nga Edi Rama.

Vrasja e nje qytetari, ne pike te mëngjesit, është kambana mortore e radhës qe zgjoi qytetaret e Fierit si per t’iu kujtuar se realiteti i krimit eshte ai qe ka kapluar kete vend te qeverisur nga Rama.

Klithmat e tmerrit te bashkëshortes se viktimës jane muzika funebre qe Rama iu ka ofruar shqiptareve prej 7 vitesh!

Ajo është klithma qe ka dritheruar prej vitesh nje shoqeri te tere te ngelur ne pasiguri e ne frike. Eshte kerkesa per ndihme ndaj shtetit, qe kurre nuk i erdhi.

E sot, me shume se kurre kur krimi mbreteron i pashqetesuar, kur jeta e njeriut eshte zhvleresuar, kur ne vend te nevojes per pune, siguri, ekonomi, iu shfaqet fytyra e papergjegjshmerise se Rames, ndjejne se dufi i urrejtjes, zemerimit dhe nevojes per tu cliruar eshte zgjidhja e vetme!

25 prilli po afron! Tik-tak, tik-tak...”, shkruan Alibeaj.

Mësohet se autori ka qenë i maskuar dhe e ka qëlluar në këmbë viktimën, Ahmet Toska, e më pas është larguar.

I ndjeri ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë, ashtu si çdo ditë, ndërkohë që personi i paidentifikuar e ka qëlluar nga afër me një plumb në kokë.

Fqinjët rrëfehen se Toska njihej si një person i qetë dhe punëtor, dhe nuk ka pasur precedentë penal.

Të fundit