Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja në komisariat, Noka: Rama ka zëvendësuar policinë me militantë, Çuçi të japë dorëheqjen

Vrasja në komisariat, Noka: Rama ka zëvendësuar policinë me

Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar pas vrasjes në Komisariatin Nr.3 të Tiranës ku efektivi qëlloi për vdekje kolegun e tij.

Në një deklaratë për mediet, Noka tha se me modelin e qeverisjes Rama ka zëvendësuar Policinë e Shtetit me militantë të cilët nuk njohin ligjin dhe të drejtat e njeriut. Noka kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Cuçi.

“Policia e Shtetit, që duhet të garantojë me ligj sigurinë e qytetarëve shqiptarëve, sot është një nga organizatat më të degraduara të shtetit shqiptar.

Vrasja mes policëve mbrëmë në mes të Tiranës, brenda komisariatit, si dhe plagosja me armë e një qytetari nga një polic tjetër po në komisariat, janë tregues të degradimit qe  qeveria e Edi Rames i ka shkaktuar organizates se policisë se Shtetit.

Gjatë këtyre 9 viteve të Edi Ramës në pushtet kanë ndodhur 2 gjëra kryesore për sigurinë e qytetarëve: Policia e Shtetit është dobësuar, krimi i organizuar është fuqizuar.

Këto vite, ne kemi qenë dëshmitarë sesi një trupë profesioniste, rezultatet pozitive të së cilës ishin vendimtare për liberalizimin e vizave, u shndërrua në një trupë me rekrutë të politizuar, që i shërben vetëm partisë-shtet.

Është modeli i qeverisjes së Edi Ramës, i cili ka zëvendësuar Policinë e Shtetit me militantë, që nuk njohin ligjin, nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe kanë degraduar në një pikë të pakthyeshme besimin e qytetarëve tek policia.

Të dyja ngjarjet kanë përgjegjës. Nuk janë vetëm ata që kanë kryer krimin drejtpërsëdrejti. Ata janë pasqyre e një sistemi të kalbur e të degraduar nga eprorët e tyre politikë.

Më së paku, sot dorëheqjen duhet ta japë Ministri i Brendshëm. Gjatë drejtimit të tij, në komisariate po vriten policët, po digjen papritur komisariatet me të arrestuar brenda, po gjoja vetëvriten të arrestuar të tjerë.

Ministri i Brendshëm nuk ka çfarë të presë më!”, deklaroi Noka.

 

Të fundit