Flash News

Ditari i Opozitës

Vrau efektivin e "Shqiponjave", Azgan Mernica dëshmon para autoriteteve

Vrau efektivin e "Shqiponjave", Azgan Mernica dëshmon para

Mbrëmjen e djeshme në mesnatë është dorëzuar në polici Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit Novurz Cenaila pas negociatave të RENEA-s me familjarët.

Në media është publikuar një tjetër video e momentit kur 23-vjeçari Mërnica hipën në makinë për t’u vetëdorëzuar.

"Në videon e re, familjarët dëgjohen teksa i thonë Azgan Mërnicës “po të luajti njeri atje…”. Shoferi i makinës thotë se “është në besën time”. Në një tjetër video dëgjohet një tjetër person që i thotë “rrugë të mbarë, Zotin para”.

Në dëshminë e parë autori i krimit ka deklaruar se “kam debatuar pak sekonda, e pashë që futi dorën për të nxjerrë pistoletën. E nxora pistoletën dhe e qëllova një herë. Pistoleta i ra nga dora tek këmbët.”

Të fundit