Flash News

Ditari i Opozitës

Vula/ Baçi: Partia u takon demokratëve, ata dhanë verdiktin në Kuvendin e 11 Dhjetorit

Vula/ Baçi: Partia u takon demokratëve, ata dhanë verdiktin

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi komentoi faktin që vula e PD-së i kaloi Sali Berishës m,e vendim të Gjykatës së Apelit.

Në News 24, Baçi theksoi se vula e Partisë Demokratike, flamuri i PD dhe simbolet e kësaj partie janë vetëm të demokratëve sepse këta të fundit e vendosen në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

"Vula e PD është e demokratëve, flamuri dhe sigla janë të demokratëve, nuk janë as të Berishës e të askujt. Nuk janë gjykatat ata që mund të zgjedhin liderin e partisë. Kam qenë i bindur në drejtësinë e PD-së.

Kam thënë se nuk do gjendej gjyqtar që do të marrë vendim ndryshe. Demokratët morën një vendim më 11 Dhjetor, kur mblodhën Kuvendin dhe u respektua vendimi i tyre, demokratët u riorganizuan", tha Luan Baçi. 

Të fundit