Flash News

Ditari i Opozitës

Vula/ Basha paralajmëroi rekurs, Bardhi: Mos besoni përralla

Vula/ Basha paralajmëroi rekurs, Bardhi: Mos besoni përralla

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka reaguar pasi ish kreu i PD, Lulzim Basha paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë pasi Gjykata e Apelit i riktheu vulën PD-së së drejtuar nga Sali Berisha.

Nga Përmeti, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur një tur me simpatizantët e kësaj force politike, Bardhi  ka kërkuar bashkimin e PD duke shtuar se e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD.

“Më kokën lart kemi disa muaj decizivë përpara për të bërë realitet fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme.

Nëse vij sot dhe them që u mbyll problemi me vendimin PD dhe të mos besojnë përrallat me Rekurs e duhet t’ja shpjegoni ehe demokratëve që nuk na janë bashkuar ende, janë demokratë dhe kanë bërë të njëjtat sakrifica si ju.

Dera është e hapur dhe ata e kanë vendin këtu. Bashkë me çdo qytetar të ndershëm, sepse sot e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD”, tha ai.

Të fundit